Si u shpenzuan kot milionat në media për lobimin pozitiv të inceneratorëve

Si u shpenzuan kot milionat në media për lobimin pozitiv të inceneratorëve

60
0
Shares

Prej disa kohësh kompanitë e lidhura me inceneratorët kanë hedhur ne mediat televizive dhe ato online qindra miliona lekë  për të kuruar imazhin dhe zbehur ato katër pesë artikuj investigativë që i nxorën kallajin korrupsionit më të madh që ka bërë ndonjëherë një qeveri ku përfshihen kryeministri, disa ministra dhe dhjetra zyrtarë të tjerë publikë.

Kompanitë në fillim dhanë reklama por më pas hoqën dorë prej tyre dhe për media me tregun e madh lidhën marrëveshje të cuditshme si ato me Top Channel. Kjo dukej edhe në pasqyrimin që ky televizion i bëri arrestimit të Lefter Kokës dhe ndërkohë komunikon me iniciale emrat e Klodian Zotos dhe Stela Gugalles, e vetmja media që ‘e mbajti fjalën’ dhe nuk sulmoi bizneset e inceneratorëve.

Të gjitha mediat e tjera morën mbarë gjitje historinë e korrupsionit duke bërë të paqënë investimin mediatik të inceneratorëve.

Kjo është një ngjarje e mirë për mediat aq sa edhe për publikun. Ndërsa të korruptuarit nuk ndalojnë dot afishimin e tyre në sytë e qytetarëve dhe ndonjëherë edhe drejtësisë. Mund të paguajnë mediat e mëdha, por ka plot të tjera që nuk kalojnë në filtrin financiar të korrupsionit.
Por ndërkaq si në rastin e inceneratorëve, edhe mediat që ju kanë marrë paratë u japin shqelma në prapanicë.

Thjesht mos harxhoni para kot për të blerë media. Nuk funksionon gjithë kohën dhe aq më pak më të gjitha mediat e për të gjithë gazetarët. Gjithnjë ka gazetarë dhe media që me zero lekë shpëtojnë miliona para publike pa u vjedhur. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY