“Nuk ka më dyshim se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim“

“Nuk ka më dyshim se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim“

60
0
Shares

Ish garuesi për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli, tha sot se kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim dhe ai do të marrë pjesë.

”Nuk ka më dyshim se Kuvendi i 11 dhjetorit është legjitim. Demokratët kanë të drejtë të mblidhen në këtë kohë të vështirë për PD-në. Unë do të marr pjesë në të, si detyrim moral dhe politik.

E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë as Basha dhe as Berisha. PD duhet të kthehet në parti moderne perëndimore, që ecën me kohën e nuk mbetet pas tek modelet autokratike të deritanishme. Këtë gjë nuk mund ta bëjë as Basha dhe as Berisha. PD ka nevojë të gjejë një vizion e një frymë të re për të ardhmen.

Këtë kërkojnë shumë anëtarë të PD-së dhe shumica e votuesve të PD-së. Unë do të jem në Kuvend për të sjellë zërat e tyre dhe për t’u bërë thirrje demorkatëve t’i dëgjojnë këto zëra. Do të jem për t’u kërkuar demorkatëve që të mos përsërisim të shkruarën, në një cikël që nuk mbaron kurrë”, deklaron Kadilli në rrjete sociale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY