Italia shpall persekutimin social për shkak të covid

Italia shpall persekutimin social për shkak të covid

56
0
Shares

Italia prej sot ashpërson rregullat për të pavaksinuarit duke hyrë në fuqi e ashtuquajtura “Supercertifikata e gjelbër” që ndalon të paimunizuarit ndaj COVID-19-ës, ata që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar infeksionin 6 muajt e fundit, të hyjnë në ambjente publike të mbyllura si bare, restorante, diskoteka, teatro, stadiume e festa familjare apo shoqërore.

Të pavaksinuarit do të vazhdojnë të përdorin certifikatën e gjelbër bazë për mjetet e transportit publik, ku lejohen të hyjnë vetëm me test negativ të deri 72 orëve të fundit.

Dëshmia e testit negativ do të vazhdojë të pranohet në vendet e punës, në palestër, në hotele dhe jo shumë vende të tjera. Në bare e restorante nuk lejohet ulja në tavolinë për këtë kategori, përveçse marrja me vete e porosive.

Gjobat parashikohen të rënda për shkelësit, nga 400 deri në 1 mijë euro. Qeveria Dragi vendosi ashpërsimin e masave pas rritjes së ndjeshme të infektimeve ditore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY