Përplas 1 makinë dhe për ti shpëtuar sherrit përplas edhe 3 të...

Përplas 1 makinë dhe për ti shpëtuar sherrit përplas edhe 3 të tjera

40
0
Shares

Një person që drejtonte një benx përplasi në mënyrë të çuditshme 4 makina sonte në Berat ndërsa janë plagosur 2 persona.

“Rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Beratit.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY