Deejtorë policie, avokatë dhe zyrtarë të tjerë arrestohen në Athinë, ndihmuan mw...

Deejtorë policie, avokatë dhe zyrtarë të tjerë arrestohen në Athinë, ndihmuan mw dokumenta kriminelë shqiptarë

502
0
Shares

20 persona, mes tyre oficerë policie, punonjës të Ministrisë së Mbrendshme dhe avokatë u arrestuan sot në Greqi si çjesë e një grupi kriminal që falsifikonin karta identiteti dhe pasaporta në këtë vend.

Nga hetimet deri më tani, sipas mediave greke janë përfshirë 34 efektivë policie.

Ky grup kriminal ka funksionuar prej vitit 2013 deri më tani ndërsa pajisnin me dokumente të falsifikuara identifikimi dhe patenta shtetas shqiptarë të cilët rezultojnë me precedent të rëndë kriminal.

Identetet që u jepeshin klientëve ishin kryesisht nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ndërsa ndihmoheshin për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Për çdo dokument identifikimi paguhen 30.000 euro ndërkohë që policia ka arritur të sekuestrojë gjatë operacionit 600.000 euro. Vetëm në kasafortën e zyrës së Drejtorit te Policisë së Aspropirgos, Jorgo Bello, janë gjetur dhe sekuestruar 320 mijë euro të pa jusitifkuara. Fitimet e grupit llogariten në 5 mln euro.

Grupi pajisi me identitet të rremë kriminelin nga Delvina, Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjec, lindur në Delvinë dhe banues në Athine, i cili u ekzekutua me armë zjarri në karburantin në pronësi të bashkëshortes së tij në 16 nëntor i cili zotëronte edhe identitetin Stergios Mazmebidis, grek me origjine nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Një i kërkuar nga Interpol dhe 8 shqiptarë të arrestuar në BE me identitet fals të dhënë nga ky grup kriminal. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY