Sigurimi i ushtrisë, eksperiment te pishina ku vdiqën rusët për gjetjen e...

Sigurimi i ushtrisë, eksperiment te pishina ku vdiqën rusët për gjetjen e shkakut

82
0
Shares

Prokuroria dhe Policia në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes pranë Ushtrisë, do të kryejnë një eksperiment si një nga veprimet e fundit hetimore për zbardhjen e vdekjes së 4 turistëve ruse, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperiment në ambientet e pishinës ku ekspertët e laboratorit ushtarak, synojnë  të përcaktojnë nëse ka patur element biologjik apo reagent kimik që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Paraprakisht dyshohet se bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre  Ekaterina dhe dhëndëri  Nikita Belusov humbën jetën nga asfiksia, por është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar.

Prokuroria e Kavajës është duke e hetuar ngjarjen e regjistruara mbrëmjen e 14 tetorit në një hotel në Kavajë, si vrasje në rrethana cilësuese, kjo për shkak të numrit të viktimave, por edhe rrethanave të paqarta në të cilat ndodhi. tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY