Çifti i vdekur në Golem u denoncua i zhdukur dy ditë më...

Çifti i vdekur në Golem u denoncua i zhdukur dy ditë më parë. Policia shpërtheu derën

208
0
Shares

Dy viktimat në Golem të Kavajës kishin një marrëdhënie mes tyre që nuk njihej nga familjarët. Gruaja, Anila Llulla ishte denoncuar si e humbur nga i biri në Tiranë që më 25 nëntor ndërkohë që i biri i Mihal Janit e kishte denoncuar zhdukjen me 26 nëntor.

Pas denoncimit policia ka shkuar në apartamentin e Mihalit në Golem duke shpërthyer derën duke gjetur të dy burrë e grua pa jetë dhe pa shenja dhune.

Një burrë dhe një grua humbën jetën për shkak të asfiksimit nga gazi.

Ata janë pa shenja dhune në trup, dhe emrat e tyre janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Golem të Kavajës, në një banesë në katin e dytë të një pallati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY