Berisha akuzon Bashën për përfshirje në dy çështje

Berisha akuzon Bashën për përfshirje në dy çështje

32
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha akuzoi sot sërish Bashën për përfshirje në 2 çështje korruptive, Berisha tha se Basha mund të përfundonte edhe në burg nëse nuk do kishte ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të mbyllur hetimet ndaj tij.

Berisha: I kërkoj dy gjëra, Lulzim Bashës: Dil dhe thuaju demorkatëve për dosjen Niko Muzi. Dosje me të cilën je I përshtatshëm në qeli në Shqipëri dhe në SHBA. Unë i kam konkrete gjërat. A e din ise cfarë ndodhi me dosjen në apel? Nëse ndonjëri prej jush merr ndonjë veprim që nuk i përshtatet së drejtës prokurori e con në shkallë shkalle. Me urdhër të Edi Ramës, prokurori dosjen Muzin ku Basha akuzohej për pastrim parash nuk e dërgoi në Gjykatën e Lartë. Fol Lul

Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncon një ditë se do vinë 5 milionë euro të ngarkuara në Toyota. I them nga e more vesh këtë? Tha më mori në telefon një kamarier nga një restorant i huaj. Por I thashë ti bëre një gabim të madh se u the të mos i sjellin në Shqipëri dhe most ë kapen. Ata erdhën në Durrës, por 1 milionë e gjysmë i përlan të tjerët, Më vonë i thonë gazetarët se ti Lul shkove dhe bëre fushatë në lokalin e atij të Toyota Yaris.

Berisha u shpreh në vijim se ai nuk ka frikë nga grupet kriminale, madje i denoncon këto grupe kriminale, përfshire atë të Suel Çelës.

Sali Berisha: Ai thote për bandat që kërcënojnë. Mua nuk më kanë kërcënuar dhe po të më kërcënojnë nuk pyes fare. Ata ju kërcënojnë ju. Unë i godas që ta dinë ka një zë që i del zot atyre që kërcënojne ata. Njëri prej tyre është Suel Çela. Unë kam 26 status që e denoncoj në Facebook. Lulzim Basha nuk ka asnjë. I them këtu tani nëse ty të ka kapur frikë dhe tmerr dhe të duken firmëtaret e kuvendit si njerëz të Suel Çelës turp i madh për ty. Ai pretendon se unë dhe fëmijët e mi paskan dosje në SPAK. Fëmijët e mi kurrë në jetë, Sali Berisha kurrë nuk ka pasur dhe nuk dosje. Edi Rama prej 3 vitesh ka dërguar dhjetëra vendime në SPAK dhe prokurori por të gjitha janë kthyer sepse Sali berisha ka zbatuar vetëm ligjin. Më datë 19 maj DASH më shpalli non-grata pas 30 vitesh përpjekje pëër miqesi me SHBA-të. Kjo ndodhi sepse Sali Berisha vendosi të përballet me një monstër të vërtetë që quhet George Soros, që servir projektet e Milloshevicit si projekte të veta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY