Hetimet në Bullgari, çfarë shkaktoi aksidentin tragjik me 46 viktima, edhe gjatë...

Hetimet në Bullgari, çfarë shkaktoi aksidentin tragjik me 46 viktima, edhe gjatë autopsisë zgjohen problemet politike mes Sofjes dhe Shkupit

46
0
Shares

Autoritetet bullgare po bëjnë hetimet për aksidentin e trafikut ku mbetën të vdekur 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut,,raporton Zeri i Amerikës.

Ndërkohë, kompania që organizoi udhëtimin nuk kishte lejen e duhur për vënien në qarkullim ndërkombëtar të autobusit, i cili u përfshi në aksident. Shtatë persona të lënduar në këtë aksident, nga të cilët një i ri nga Presheva dhe një tjetër nga Belgjika janë shtruar në një spital të Sofjes. Mjekët ligjorë maqedonas ankohen se nuk kanë qasje në autopsinë e trupave të viktimave.

Ende nuk është i njohur shkaku i tragjedisë të së martës në Bullgari që la të vdekur 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa emrat e viktimave janë bërë të ditur, por jo dhe identifikimi i trupave të tyre. Mjekët ligjorë nga Maqedonia e Veriut ndodhen në Sofje në pritje të lejes nga kolegët e tyre bullgarë për të marrë pjesë ose vëzhguar procesin e autopsisë.

Familjarëve të viktimave u janë marrë mostrat e ADN-së për t’i identifikuar ata që humbën jetën në aksidentin e autobusit të kompanisë “Besa trans” derisa po ktheheshin nga një eksursion në Stamboll të Turqisë. Ata kryesisht ishin shqiptarë. Ekspertët maqedonas të forenzikës u kanë thënë mjeteve të informimit në Sofje se ndjeheshin të ofenduar me trajtimin nga autoritetet bullgare që nuk u lejonin atyre qasjen në autopsinë e viktimave.

Ministria e jashtme në Shkup ka dërguar në Sofje dy diplomatë me përvojë për të ndihmuar rreth paqartësive eventuale.

“Pas përfundimit të procesit të identifikimit do të vijojë një procedurë e organizuar për transferimin e kufomave të të ndjerëve; aktivitet që do të koordinojmë me MPJ të Bullgarisë, e cila e ka marrë përsipër t’i koordinojë aktivitetet me institucionet e tjera në Sofje”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Ekspertë bullgarë thonë se sinjalizimi i keq dhe bankinat e dobëta të autostradës ishin arsyet kryesore që çuan tek aksidenti. Ndërkaq, media në Sofje, duke u thirrur në gjetjet e ekspertëve, njofton se ekzistojnë gjurmë të frenimit të autobusit, për çka fillimisht ishte thënë se mungonin, ndërsa shoferin nuk e kishte zënë gjumi mbi timon, siç pandehej më parë.

Nga ana tjetër, kanë lindur mjaft pyetje se si autobusi i kompanisë “Besa -trans” që u mori jetën 46 vetëve, kishte mundur të qarkullojë pa pengesa kufijt dhe doganat ndërkohë që nuk ishte i licencuar për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.

Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski tha se ministria ka konstatuar se autobusi i djegur nuk ishte paraqitur nga pronari ashtu siç e kërkojnë rregullat dhe ligji dhe për rrjedhojë automjeti nuk figuron në bazën elektronike të ministrisë së Transportit, ndërsa njoftoi se do të fillojnë procedurat për heqjen e lejes kësaj kompanie.

“Besa trans” ishte e regjistruar në qytetin Qustendil të Bullgarisë, teksa kishte zyra në Shkup, Tetovë e qytete të tjera.

Dymbëshjetë prej viktimave ishin fëmijë; pesë prej tyre nxënës të shkollës fillore Ismail Qemali në Çair të Shkupit. Nxënësit e kësaj shkolle bashk me mësuesit e tyre marshuan sot deri në sheshin Skenderbe tek çarshia e vjetër për të vendosur lule dhe për të shpehur kështu dhimbjen dhe respektin për shokët e humbur të shkollës.

Komuna e Çairit ka ndarë një shumë simbolike fondesh për familjet e viktimave, 16 prej të cilëve ishin banorë të kësaj zone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY