Ndërsa Shehaj vijon ende numërimin, PD nxjerr deklaratë: Shehaj dështoi!

Ndërsa Shehaj vijon ende numërimin, PD nxjerr deklaratë: Shehaj dështoi!

169
0
Shares

Ndërkohë që deputeti Agron Shehaj po vijon verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit, PD ka dalë me një deklaratë në emër të njësive 5 dhe 7 ku thotë se verifikimi ka deshtuar.

Nuk thuhet se pse ka dështuar, ta zëmë sa firma kanë dalë të falsifikuara e të tjera si këto.

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË:

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY