Berisha sot në Librazhd, mësohet ora dhe vendi ku mbahet takimi

Berisha sot në Librazhd, mësohet ora dhe vendi ku mbahet takimi

53
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha do të mbajë sot foltoren në qytetin e Librazhdit. Lajmi është njoftuar nga vetë Berisha, po ashtu edhe vendi dhe ora ku dot ë mbahet takimi me demokratët e Librazhdit dhe Prrenjasit.

“Sot ne ora 17:00 Foltorja ne Pallatin e Kultures ne Librazhd. Ftoj te gjithe demokratet e Librazhdit dhe te Prenjasit te marrin pjese, vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha në rrjetat sociale.

Po ashtu edhe ish presidenti Nishani ka njoftuar se do ti bashkëngjitet berishës në Librazhd.

“Të nderuar miq, sot pasdite do t’ju bashkohem demokrateve dhe demokratëve të Librazhdit në takimin e Lëvizjes për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Foltorja e z. Berisha sot në Librazhd do të bashkojë të gjitha gjeneratat e identitetit, historisë dhe të ardhmes së PD në atë krahinë.

Demokratët e Librazhdit dhe zonës përreth kanë qenë këto 8 vite të shkuara, pjesa më e diskriminuar, më e dhunuar, më e fyer nga rregjimi më i egër anti PD, që tashmë ka marrë peng edhe Selinë e Partisë tonë, duke tentuar poshtërimin e kësaj partie për të projektuar opozitën e përjetshme për demokratët.

Sot vijon Lëvizja historike për ndryshim !

Partia Demokratike do të rikthehet tek vlerat e saja dhe forca drejt pushtetit e këtë mundet ta realizojnë vetëm demokratët e vërtetë, demokratët e bazës, të cilët as blihen nga kusarët e pushtetit e as friken nga sharlatanët pengje të aferave me pushtetin”, shkruan Nishani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY