Arbi Agalliu: Shqiperia po boshatiset, 700 mije shqiptare me leje qendrimi ne...

Arbi Agalliu: Shqiperia po boshatiset, 700 mije shqiptare me leje qendrimi ne Europe

41
0
Shares

Deputeti Arbi Agalliu tha sot se Shqiperia po boshatiset. 700 mije shqiptare me leje qendrimi ne Europe, tha ai duke iu referuar raportit të Eurostat.

Deklarata e Agalliut:

Plot 700.000 shqiptarë të larguar nga Shqipëria, shifër zyrtare e Eurostat. Këtu bëhet fjalë për ata që kanë marrë leje qëndrimi në një nga vendet e BE.
Po të shtojmë ata që janë pa leje qëndrimi, ata që janë azil kërkues, ata që kanë emigruar përtej BE, kjo shifër ëshë edhe më e madhe.
Shqipëria po boshatiset. Nga një vend shprese është kthyer në vendin që të shuan ëndrrat, ndaj shqiptarët e kryesisht të rinjtë ikin çdo ditë.
Kjo Qeveri nuk ka asnjë strategji për ti mbajtur këtu shqiptarët. Asnjë strategji për të thithur investime të huaja, të cilat hapin vende pune dhe sjellin zhvillim ekonomik e teknologjik. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan masash për të zhvilluar rininë dhe për të nxitur tek ta sipërmarrjen. Asnjë plan lehtësues për bizneset e vogla e të mesme, në mënyrë që të rrisin qarkullueshmërinë e kapitalit. Asnjë mbështetje domethënëse për familjet në nevojë dhe familjet e reja duke i nxitur të ikin prej këtej.
Këto e shumë probleme të tjera shtynë këdo të largohet nga Shqipëria. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY