DASH con në Kongres emrin e Berishës, dorëzohet lista e personave ‘non...

DASH con në Kongres emrin e Berishës, dorëzohet lista e personave ‘non grata’

237
0
Shares

Departamenti i Shtetit ka dërguar në Kongres listëne  zyrtarëve apo personave të tjerë që janë shpallur “Non Grata” nga DASH. Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim e ka shpërndarë njoftimin ku përfshihen 68 emra  të cilët janë shpallur të padëshiruar në SHBA vetëm përgjatë vitit 2020, mes të cilëve është edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij, Liri, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Zyrtarë të lartë të DASH dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë kërkuan që  Berisha të mos futej në Parlament pas shpalljes “non grata” për korrupsion. Lidhur me këtë kërkesë, kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së duke rrezikuar carjen e partisë si dhe shkarkimin e tij nga kryetar.

Ish kryeministri Berisha ka apeluar në një gjykatë franceze vendimin e SHBA.

Ndërkohë ai pretendon se vendimi i DASH është një lobim i kryeministri Rama dhe Sorosit pas prishjes së planit të tyre për ndarjen e Kosovës një vit më parë.

Një gazetar amerikan i tha televizionit Syri tv një natë më parë se Blinken është i lidhur fort me Soros. I ati i Blinken ka qënë zyrtar i Soros për një kohë të gjatë”, tha ai për këtë televizion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY