Ambasadori britanik: Vendoset njohja e pasaportës anticovid të Shqipërisë

Ambasadori britanik: Vendoset njohja e pasaportës anticovid të Shqipërisë

53
0
Shares

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se pasaporta anticovid shqiptare njihet edhe në Brirani.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Nga 11 tetori, certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri do të njihen edhe në Britaninë e Madhe”, shkruan ai.

ndiqet

Tre javë më parë Komisioni Europian miratoi certifikatën e vaksinimit të dhënë nga Shqipëria duke theksuar se ajo është e njëvlefshme me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Rrjedhimisht, çdokush që ka atë certifikatë, të marrë pas një vaksine të miratuar nga EMA do të mund të lëvizë lirshëm në vendet e Bashkimit Europian. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY