Berisha komenton ‘krizën energjitike’ të Ramës: Krizë e krijuar vetë, nuk është...

Berisha komenton ‘krizën energjitike’ të Ramës: Krizë e krijuar vetë, nuk është krizë e gazit në Shqipëri, është e Edi Ramës dhe ministres

45
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot në foltoren e Gjirokastrës se paralajmërimi i kryeministrit për një krizë energjitike ëshzë spekulativ.

“Sot lajmi, sihariqi i madh që jep kreu i meduzës është kriza që do të përpijë si lubi Shqipërinë. Cila krizë? Shikoni ca spekulanti i pashpirt që është. Është rritur çmimi i gazit, por çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri? Sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Në qoftë sekriza e gazit kap një vend i cili 25% të energjisë e ka nga gazi, si do të na kap ne që 98% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Kaskada gjithnjë ruhet për vjeshtë. Verës gjen më lehtë energji. Zotëria ka zbraz kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Janë prodhuar 7.2 teravat, miliardë kilovat energji në Shqipëri, janë konsumuar maksimumi 6, janë eksportuar 1,2 dhe tani kaskada është ne vdekje klinike. Sot çmimi i energjisë është tre herë më i lartë nga ç’ishte në gusht”, u shpreh ish-kryeministri.

Berisha theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri është i barabartë me Zvicrën, ndonëse të ardhurat e qytetarëve në vendin tonë janë disa fish më të ulëta.

“Kjo është krizë e krijuar vetë, nuk është krizë e gazit në Shqipëri, është krizë e Edi Ramës, e ministres së papërgjegjshme. Boshatisën kaskadën. Nafta në Shqipëri është cent për cent baraz me Zvicrën. E dini sa janë rrogat në Zvicër, të ardhurat vjetore. Janë 95 mijë dollarë, janë 5 mijë e 200 dollarë në Shqipëri. Qytetarët zviceranë marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njësoj me ne. Pse do rritet nafta? Je ti i përzier në këto afera. Dilte edhe thoshte nuk jam diktator të kontrolloj çmimet. Je njeri i pamëshirë, që të peshojnë në para sa herë u teket. Unë nuk godas lirinë e tregut, por godasë spekulimet. Një lloj sadisti, që thotë do kemi krizë të madhe shumë”, tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY