ÇMIMET/ Pse 90% e shqiptarëve nuk blejnë dot një shtëpi sot! Bankat...

ÇMIMET/ Pse 90% e shqiptarëve nuk blejnë dot një shtëpi sot! Bankat po investojnë në shkelje ligjore tek kompanitë e ndërtimit

83
0
Shares

Bumi i sektorit të ndërtimit është parë vitet e fundit me dyshimin se përmes këtij sektori pastrohen paratë e aktiviteteve të jashtëligjshme. Gazetari i ekonomisë në MCN TV, Klodian Tomorri, thotë se në këtë aspekt vihet re edhe një angazhim i bankave, në shkelje të kornizës që rregullon funksionimin e tyre. Në studion e lajmeve, Tomorri tha se njerëz të bankave në Tiranë janë përfshirë direkt në sektorin e ndërtimit.

Bankat po flirtojnë përtej kornizës ligjore me sektorin e ndërtimit. Në raste të caktuara po lehtësojnë mësymjen e parave të pista në sektorin e ndërtimit. Ka njerëz të bankave në Tiranë të përfshirë në sektorin e ndërtimit, me kompani, me CV të dyshimta. Nuk mundet që një qeveri atë lejojë që ndërtimi të përdoret për pastrimin masiv të parave. Për një familje normale është e pamundur të blejë një shtëpi. Kjo vjen pikërisht për shkak të kësaj. Për më tepër lehtësohet fuqizimi i krimit dhe penetrimi i tij në biznes e politikë”, tha Tomorri. mcntv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY