Presidentja e BE, vizitë në Ballkan në fund të muajit: Sa shumë...

Presidentja e BE, vizitë në Ballkan në fund të muajit: Sa shumë para nga Brukseli për të paintegruarit

52
0
Shares

Presidentja e KE-së, Von der Leyen përsëriti, gjatë një fjale në një seancë plenare të Parlamentit Evropian, qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së

Ajo lajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit, raportoi radio Evropa e Lirë.

“Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha ajo dhe shtoi se për këtë qëllim, BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit.

Von der Leyen tha se investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 1/3 e bruto prodhimit vendor të rajonit.

Në vijim ajo foli edhe për masat që ka ndërmarrë BE-ja qe kur ka nisur pandemia e koronavirusit, duke përmendur, siç tha, suksesin e bllokut në vaksinim, ndihmën me vaksina për vendet e tjera dhe miratimin e planit për t’iu ndihmuar shteteve anëtare për rimëkëmbje ekonomike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY