PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha drejt përfundimit të forumeve të reja të...

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Basha drejt përfundimit të forumeve të reja të partisë

65
0
Shares

PD mbledhe javën e ardhshme Këshillin Kombëtar, sipas një njoftimi nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në rend dite janë zgjedhja e kryesisë së PD, konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar, zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e shefave të departamenteve dhe sekretariatit.

Njoftimi për anëtarat e këshillit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

  1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
  2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
  3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
  4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY