“Korrupsioni dhe procesi joserioze, KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”

“Korrupsioni dhe procesi joserioze, KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”

228
0
Shares

“Korrupsioni dhe procesi joserioze, KE nuk njeh çertifikatat e vaksinimit nga Shqipëria”, tha sot deputetja e zgjedhur e PD, Dr.Zheni Gjergji. Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA  po penalizon lëvizjen e lirë të shqiptarëve, tha ajo.

Deklarata e Gjergjit:

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë çertifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Shqipëria për shkak të procesit të vaksinimit jo serioz dhe korrupsionit të përhapur në sistemin e Shëndetësisë, si edhe hyrjes së virusit të rryfshetit për të bërë vaksinën e sigurt “Pfizer” – është jashtë vëmendjes.

Përdorimi i vaksinave të paçertifikuara nga EMA në popullatë, duke dalë jashtë rregullave të BE, po penalizon pranimin e çertifikatës së gjelbër (green pass) që lejon lëvizjen e lirë, në zonën Shenghen.

Shqiptarët meritojnë më shumë sesa një qasje të korruptuar të sistemit të shëndetësisë dhe vaksinimit. Shqiptarët meritojnë dinjitet dhe liri udhëtimi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY