EMRAT/ Bien në pranga 4 persona në Dibër, çfarë u gjeti policia...

EMRAT/ Bien në pranga 4 persona në Dibër, çfarë u gjeti policia në breg të Drinit të Zi

130
0
Shares
Foto Ilustruese

Vihen në pranga 4 persona në Dibër pasi u gjetën duke kultivuar bimë narkotike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër, ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

Bujar Tanushi, 35 vjeç;
Edmond Tanushi, 37 vjeç;
Rrahman Tanushi, 27 vjeç;
Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY