GJKKO lë në qeli ish kreun e bashkisë së Lushnjës

GJKKO lë në qeli ish kreun e bashkisë së Lushnjës

62
0
Shares

GJKKO publikoi vendimin e saj këtë pasdite ndërsa la në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.

Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Kryebashkiakut Tushe iu vunë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Ndërkohë mediat publikuan sot edhe dosjen e hetimeve, ku faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e  kanalit ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.

Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela,  Bektash Nexha,  Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati.

Katër të tjerë janë lënë në ‘Arrest në shtëpi’, Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY