Vritet në rezidencën e tij Presidenti i Haitit

Vritet në rezidencën e tij Presidenti i Haitit

90
0
Shares

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse u vra sot gjatë një sulmi me armë në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.

Z. Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).

Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur në sulm.

Z. Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenca e Z. Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY