Ndahet nga jeta aktivistja dhe e persekutuara, Ajtanga Lubonja. Çfarë shkruante para...

Ndahet nga jeta aktivistja dhe e persekutuara, Ajtanga Lubonja. Çfarë shkruante para dy ditësh!

425
0
Shares

Është ndarë nga jeta sot Ajtanga Lubonja, aktiviste dhe e persekutuar politike, e lënë pas dore nga qeveritë të jetojë prej 30 vitesh në një dhomë të ngushtë në qytetin Studenti prej nga edhe u dëbua kohët e fundit.

Lubonja ka qënë gazetare kur u pushua nga puna, u shkatrrua familja dhe u internua pasi ishte motra e Todi Lubonjës.

Ne shumë mundime rriti një fëmijë ndërkohë prej kohësh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmi për humbjen e Ajtankës u dha nga familja.

“Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!

Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!
Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!
Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines,nga shtepia ne rrugen Fortuzi!“, thuhet në mesazh.

Dy postimet e fundit të Ajtangës:

24 qershor 2021:

NE XHAMIN E NJE LOKALI…NJE LAJMERIM”KETU , USHQEHESH FALAS”! KRYEMINISTRI YNE FAQE ZI, NDJEHET I REVOLTUAR ME BE, QE NUK E BEN PJESTARE! UNE PUNUAR 40 VJET DHE NUK KAM MUNDESI AS TE USHQEHEM, AS TE KUROHEM! ENIGMA SHQIPETARE!!!

23 qershor 2021:

PO te kisha dhene ”RYSHFET”, a do isha bere me shtepi!?Pa tjeter edhe pse mua ligjerisht me takon shtepia edhe si e persekutuar-politike…po u enda 30 vjet konvikteve e ne fund, nje shkelm e me hodhen ne rruge! Po te kisha dhene ryshfet a do me kuronin…sigurisht po! Tani s’me hapin as telefonin dhe mjeku i familjes, me ”tregon rrugen qe duhet te ndjek …mer kartelen e coje ne nje ambulance tjeter, je larg”! A ryshfet, ryshfet ke bere te harohen detyrat! Dhe e pezmatuar shikoj qe gjendja shendetesore rendohet cdo dite! Po kure te vdes , a dyhet dhene RYSHFET, apo ne qe s’japim do na hedhin ne nje VARR MASIV…te bejne c’te duan une do jem e vdekur…nuk shoh e degjoj gje!RROFTE SHTETI!!! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY