PROTESTA/ Te rinjtë shtrihen para ministrisë së brendshme: Po na vrasin makinat...

PROTESTA/ Te rinjtë shtrihen para ministrisë së brendshme: Po na vrasin makinat e oligarkisë

195
1
Shares

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Brendshme në shenjë solidarizimi me katër anëtarët e një familje nga Patosi, të cilët u shuan në një aksident tragjik rreth orës 8 e 23 të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e njohur si “Kripa”.

Disa të rinj së bashku me biçikletat e tyre, bllokuan rrugën dhe u shtrinë përdhe para ministrisë në shenjë solidarizimi dhe njëherësh revolte për mospërgjegjësinë e institucioneve shtetërore edhe përballë ngjarjeve kaq tragjike.

Gjithashtu, mediat transmetuan edhe një çift, së bashku me dy fëmijët e tyre, të cilët në shenjë homazhi për viktimat e aksidentit ndezën qirinj para Ministrisë së Brendshme, me arsyetimin se ky është institucioni që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç u shuan në aksidentin tragjik të kësaj të premteje. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Ju lutem..lereni shqiptaret te gezojne thesin e miellit…Ore po paskeni qene te cuditshem ju….lerini njerzit ne lumturine tyre…

LEAVE A REPLY