17.00/ Të premten protestë para Bashkisë së Tiranës për grabitjen përmes bllokimit...

17.00/ Të premten protestë para Bashkisë së Tiranës për grabitjen përmes bllokimit aboneve për urbanët

72
0
Shares

Aktivistët e Organizatës Politike kanë vendosur postera në stacionet e autobusave për të njoftuar udhëtarët për protestën e ditës së premte, në orën 17:00, përpara Bashkisë së Tiranës.

Nëse nuk bashkohemi e të reagojmë, ata nuk kanë për t’u ndalur derisa të na marrin edhe qindarkën e fundit, theksojnë organizatorët.
Protesta mbahet për ndalimin e abones së përbashkët gjë që dyfishon dhe trefishon shpenzimet e udhëtimit për banorët e Tiranës.

Ndërkaq disa televizione dhe portale të cilat jetojnë me reklamat e ujësjellësit dhe Albtelekom që shpërndahen prej Bashkisë së Tiranës shpërndanë sot lajmin se abonetë do të rikthehen shumë shpejt për udhëtarët e linjave urbane. Lajmi nuk citon asnjë burim të Bashkisë së Tiranës dhe bie ndesh me planifikimin që kishte bërë Erion Veliaj për ta anuluar abonenë e përgjithshme për 3 muajt e verës.

Duket se kjo është një lojë organizuar nga Erion Veliaj për të pakësuar radhët e protestuesve nesër para Bashkisë së Tiranës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY