Gjyqtarja hedh valle në lokalin e trafikantit në Elbasan, Gena e djeg...

Gjyqtarja hedh valle në lokalin e trafikantit në Elbasan, Gena e djeg në barin luksoz që e përshkroi edhe Daily Mail

367
0
Shares

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu i filmua ndërsa vallëzonte në një lokal të një personazhi të njohur të botës së krimit në Elbasan.

Lokali ‘living’ i Klodjan Çopja kishte të ftuar për kengë live Genën.

Çopja ka qenë subjekt i OFL dhe një nga miqtë e afërt të Suel Çelës, i cili nga ana e tij është një personazh i njohur i lajmeve të kronikës së zezë në Elbasan.

Çela më 27 shtator të vitit 2006 në lagjen “5 Maji” në Elbasan dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Roland Musta dhe si pasojë e goditjeve ai ka vdekur pak më pas në spital. Pavarësisht pretendimeve të prokurorisë për fajësinë e tij, ka qenë pikërisht gjyqtarja Fetahu ajo që e ka shpallur atë të pafajshëm, shkruajnë mediat online.

Më pas Çela do të përfshihej dhe në incidente të tjera në Elbasan, përfshirë përplasjen me punonjësit e policisë në tregun ushqimor të qytetit.

Sa i takon lokalit ku gjyqtarja shihet në skenë duke vallëzuar, ai i përket ligjërisht Çopjes, i cili ka qenë i dënuar me 17 vite burg për trafik kokaine në Britaninë e Madhe.

Pak kohë më parë, Daily Mail do ti bënte jehonë barit në fjalë, ku thuhej se pronari i tij, lëviz me Ferrari në qytetin e Elbasanit.

“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane.

Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja”, shkruante Daily Mail. (LEXO LAJMIN E PLOTE) 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY