Auron Tare zbardhet incidenti i rëndë në Bëncë, pronari i kompanisë: Nuk...

Auron Tare zbardhet incidenti i rëndë në Bëncë, pronari i kompanisë: Nuk ushtruam dhunë, gjithcka sipas procedurës

317
0
Shares

Aktivisti Auron Tare ka shpjeguar momentet e sherrit fizik dhe verbal në Bëncë të Tepelenës ku edhe ai është goditur ashpër.

Tare tha se po shkonte në një degjese publike në Bëncë në lidhje me një gurore që pritet të ndërtohet nga një kompani ndërtimi pronë e tre vëllëzerve nga zona.

Tare tha se ende nuk kishte dalë nga makina kur njëri prej pronarëve të kompanisë është afruar tek makina dhe përmes dritares e ka goditur atë me grushta, ka fyer me fjalë të rënda familjen dhe ndërkohë i njëjti sherr ka ndodhur edhe më banorët.

Pas kësaj Auron Tare është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshme dhe tani po niset në policinë e Tepelenës për të bërë kallëzimin.

Në një komunikim me Fax News, një prej pronarëve të firmës tha se nuk është ushtruar dhunë ndaj banorëve, ndërkohë që këta të fundit pretendojnë se janë presionuar dhe qëlluar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY