GENC POLLO/ Apel kundër dhunës e pleduajé për respektin

GENC POLLO/ Apel kundër dhunës e pleduajé për respektin

63
0
Shares
genc pollo

Nga Genc Pollo

1-Nëntë muaj më parë, Samuel Paty, një mësues gjimnazi nëParis, në orën e mësimit përdori karikatura profane të ProfetitMuhamet për të ilustruar para nxënësve të tij lirinë e shprehjesdhe pasojat e reagimet ndaj saj; ai u ofroi nxënësve të besimitmysliman, kryesisht nga familje me origjinë nga Magrebi, tëlargoheshin nga klasa nëse nuk e duronin dot atë që Islami e quan fyerje të papranueshme të Pejgamberit. Prindi i njënxënësi filloi një aksion kundër mësuesit në rrjetet sociale, qëu shndërrua në fushatë urrejtje e u përhap si flakë kashte. Njëjavë më vonë një emigrant çeçen i zuri pusi mësuesit Paty, teksa ky dilte nga shkolla e i preu kokën me satër.

 

2-Tre dekada më parë në Vjenë një koleg më ftoi për të parëfilmin “Jeta e Brian-it” (The life of Brian) me grupin e aktorëve Monthy Pyton. Në hyrje të kinemasë u surprizovatek pashë dy murgesha që i zgjasnin fletëpalosje çdo vizitori. “Jeta e Brianit” ishte një parodi plot qesëndi e Jesu Krishtitdhe e Judeas së asaj kohe. Në fletëpalosjen, që e lexova plot kërshëri më pas, shënohej se narrativa e filmit ishte e padenjëpër Birin e Perëndisë dhe se ajo lëndonte padrejtësishtndjenjat e besimtarëve të krishterë.

 

3-Diku në mes të harkut kohor midis fletëpalosjeve në Vjenëdhe satërit në Paris, një shoqatë e hoxhallarëve në Shqipërimori nismën bamirëse për të dhuruar gjak për të sëmurët, si dëshmi e dashurisë së tyre ndaj Profetit Muhamet; i cili ishteparaqitur me turban-bombë në karikatura të botuara nga njëgazetë satirike në Danimarkë. Ndërkohë Lindja e Mesme, Pakistani etj. ishin përfshirë nga protesta të dhunshme: ambasadat daneze u sulmuan dhe, në ndonjë rast, ju vu zjarr. Kontrasti duket qartë!

 

4-Vjet në shkurt 2020 karnevali në qytezën Aalst të Belgjikëspër herë të dytë paraqiti figurat stereotipe të hebrenjve me rrobe të zeza, hundë të madhe e qese me florinj në dorë. Kjondezi polemika të shumta: nga shoqatat judaike tekryeministrja belge e Presidentja e Komisionit Europian qëkritikuan karnevalin për antisemtizëm e dehumanizim deri tebashkia Aalst e qeveria e provincës flamande që e mbronin atëbazuar në traditë e në lirinë e shprehjes e të satirës. Në shkurttë këtij viti karnevali nuk u mbajt.

 

 

Dhuna

Besoj se në vendin tonë, në rajon, e më gjerë ka një konsensussolid jo vetëm politik por edhe shoqëror për refuzimin e dhunës fizike, deri diku edhe asaj verbale, në rastet e ekstremizmit fetar. Kjo është një cilësi e vyer që nuk bie ngaqielli, por kultivohet ndër shekuj. Ajo nuk është e garantuarapriori e prandaj duhet mirëmbajtur përherë. Europa ka njëhistori dymijëvjeçare të vështirë të shenjuar nga mizori si ikonoklastia, dekreti Alhambra, lufta tridhjetëvjeçare, pogromet e tmerri i fundit i Holokaustit. Gjithësesi koncepti i dinjitetit e i lirisë së njeriut është absolutisht dominant mbas Luftës së Dytë Botërore e rënies së Perdes së Hekurt. Po ashtuedhe refuzimi i dhunës sektare. Për këtë duhet të jemi tëlumtur e mirënjohës. Ndërkohë Lindja e Mesme është nëkonvulsione periodike ku ekstremizmi fetar gjen hapësirapolitike. Kalifati DAESh i shpallur mes Irakut e Sirisë (2014-2019) ishte shembulli i dukshëm; por lëvizje politiketeokratike të fuqishme vazhdojnë luftën për pushtet përmesradikalizimit fetar, nxitjes së urrejtjes mes myslimanëve e mesfeve abramitike dhe ushqimit të ektremizmit të dhunshëm. Këtë e bëjnë në vendet arabe por edhe në Europë e më gjerë; online dhe offline. Vrasja gjakftohtë e mësuesit Samuel Patyështë fatkeqsisht vetëm një rast nga të shumtit. Por për shkaktë statusit të tij e të rrethanave të vrasjes në Europë pati njëvalē të vecantë solidariteti. U caktua edhe një ditë nëpërkujtim të tij. Dhe me të drejtē sepse dhuna, vrasja e terroriduhen kundërshtuar pa hezitim. Qeveria në Tiranë dheministrja e Arsimit duke e injoruar këtë ditë përkujtimorehumbën një mundësi për një gjest moral të duhur.

 

Respekti

Nga ana tjetër respekti për tjetrin, në veçanti për besimin e tjetrit, është një kategori legjitime dhe e domosdoshme. Respekti për hebrenjtë (e mbetur) të Europës, për fenë e traditën e tyre u invokua si arsye që karnevali në Aalst të ishtemë diskret. Cilësi e respektit është që tjetrin të mos e fyeshveresie dhe sidomos të mos e detyrosh të ekspozohet ndajfyerjes. Respekti nuk  rregullohet dot më me ligje antiblasfemitë cilave u ka kaluar koha; ai buron të paktën nga një kulturëvetëpërmbajtje, diskrecioni dhe empatie ndaj të tjerëve qëduken të ndryshëm apo edhe të huaj. Në këtë kontekst lipset tëpyesim nëse është vërtet e domosdoshme që mësimi i lirisë sëshprehjes të ilustrohet me imazhe që shihen fyese dheposhtëruese nga një pjesë e nxënësve? Revista Charlie Hebdo, viktimë e terrorizmit islamik në 2015, nuk kishte botuar vetëmkarikaturat e Muhametit; kush e ka shfletuar mund t’i ketëkapur syri plot imazhe ekstreme, ndër to edhe karikatura tëneveritshme ku Papa i Romës përqeshet me cenet e tij fizike e moshore. E megjithatë, në kuadrin e lirisë së shprehjes e tëmendimit kritik të tilla botime janë brenda ligjit: kush don i shfleton, kush nuk don i injoron. Por askush nuk duhet t’i bëjëato p.sh. lexim obligator të besimtarëve. Provokime të tilla, e mungesa e respektit në tërësi u çon ujin në mulli ektremistëveqë rreken të radikalizojnë masat. Ekstremistë që kanë halë nësy vlerat demokratike të Kushtetutës. Lufta kundër ideologjivetë tyre siç po tenton Franca e Austria është e nevojshme për tëruajtur vlerat demokratike. Por edhe respekti për themelin e besimit, që shfaqet i thellë por jo agresiv, është ana tjetër e medaljes.

Genc Pollo, Ish ministër e deputet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY