Monument i kategorisë së parë, shembet një pjesë e Kafes së Madhe...

Monument i kategorisë së parë, shembet një pjesë e Kafes së Madhe në Shkodër

286
0
Shares

Është shembur dje një pjesë e monumentit të kulturës të kategorisë së parë, “Kafja e Madhe” në Shkodër.

Ministria e Kulturës ka dhënë leje për restaurimin e monumentit, por objekti është shembur në një pjesë të mirë të tij dhe deri më tani nuk ka asnjë lloj reagimi nga institucionet publike lidhur me këtë veprim.

Ka pasur propozime të shumta për restaurimin e këtij monumenti të kategori së parë, por vetëm tani kanë filluar punimet, teksa bëhet me dije nga punonjësit se pjesa e shembur nuk ishte e mundur të restaurohej, pasi ishte tepër e amortizuar.

‘Kafja e Madhe’ është shpallur monument kulture i katëgorisë së parë në vitin 2007.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY