Berisha: Avokati im në Francë po përgadit dosjen

Berisha: Avokati im në Francë po përgadit dosjen

122
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë një interviste në PolitikOn drejtuar nga Alfred Lela, se avokati i tij po përgatiti dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve.

“Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e zezë mbi të bardhë se imunitare, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shpifjeve për të cilat është përgjegjës para ligjeve.

Unë jam njeri me miq dhe e gjeta këtë avokat. Nuk e kisha njohur kurrë si avokat, por ma rekomanduan miqtë, se kjo ëhstë hera e parë në gjithë jetën time që i drejtohem gjykatës për një njeri. Avokati im është optimist, por kjo varet nga gjykatës. Unë pres të më vihet në vend dinjiteti im.

Unë kam qenë anëtarë i punës së Shqipërisë, i futur në ato vite për gabimin e tim, por pa asnjë interes. Pastaj kuptova se çfarë gabimi të madh kisha bërë dhe duhet të dilja nga spiralja ku isha futur, por nuk kam pasur probleme, përpos dinjitetin”, tha Berisha në Ora news me gazetarin Alfred Lela. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY