Analisti: “Vendimi për Berishën, mesazh për mazhorancën, mund të kemi deklarime të...

Analisti: “Vendimi për Berishën, mesazh për mazhorancën, mund të kemi deklarime të ngjashme për mazhorancën”

219
0
Shares

Në një intervistë për News24, analisti Mentor Nazarko u shpreh se vendimi i DASH për Berishën është edhe nje mesazh për mazhorancën, e cila sapo është konfirmuar në mandatin e tretë.

“Kjo është një vulë amerikane për akuzat që janë bërë për korrupsionin e zhvilluar gjatë qeverisjes Berisha. Nuk ka asnjë kuptim tjetër, ky është një kuptim i qartë i kësaj deklarata. Është një tregues i qartë i  faktit që SHBA kanë vendosur të bëjnë atë që në italisht quhet “piazza pulita” në Ballkan.

 Berisha sot nuk është në pushtet, nuk është rival për pushtet, por populli thotë që  “qeveria zë lepurin me qerre”. Kjo nuk do të thotë që pas kësaj deklarate apo pak më vone ne nuk mund të kemi deklarime të ngjashme për njerëz të kësaj shumice që konfirmohet për herë të tretë.

Pra kambanat  bien mbi njerëz edhe të qeverisjes që konfirmohet për herë të tretë. Kambanat bien për PS them unë. E ndërlidhur edhe me intervistën e djeshme të ambasadores, unë mendoj se SHBA janë serioz që Ballkani të ketë qarkullime elitash”, tha Nazarko. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY