Alibeaj shpjegon se pse PD kërkon rivotim në 9 qarqe, pse nuk...

Alibeaj shpjegon se pse PD kërkon rivotim në 9 qarqe, pse nuk kërkon në Dibër

140
0
Shares

Enkelejd Alibeaj deputeti i zgjedhur i PD shpjegoi arsyen se pse PD kërkon rivotim në 9 qarqe dhe jo në tre të tjerat ku kjo parti ka fituar gjatë një debati në emisionin Open në Top Channel.

Pse kërkoni rivotim në 9 qarqe?

Alibeaj: Fenomeni i blerjes së votës, përdorimi i administratës, emigrantët dhe patronazhistët janë të shtrira të njëllojta në territor, tani pse në 3 qarqe jo, se neni 60 thotë se ke të drejtë ta kërkosh pavlefshmmëri dhe rivotim që masa e pavlefshmërisë është e tillë që ndryshon rezultatin.

Pra kjo masë në 9 qarqe cënon ndarjen e mandateve.

Nisur nga pyetja e gazetarit Denis Dyrnjaja se përse PD nuk kërkoi përsëritje  zgjedhjesh edhe në qarkun e Dibrës, edhe pse kishte një numër të madh votash të pavlefshme, anëtari i Kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një sqarim

Ai tha se do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark, duke theksuar se në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota e prandaj është pjesë e 9 qarqeve që është kërkuar përsëritje zgjedhjesh.

Dyrnjaja: Në Dibër kishte mbi 4 mijë vota të pavlefshme, pse Dibra nuk është?

Alibeaj: Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme.

Dyrnjaja: Nuk po kthej mandatin por për rregullsinë e votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY