KQZ çertifikon rezultatin për 12 qarqet e vendit

KQZ çertifikon rezultatin për 12 qarqet e vendit

61
0
Shares

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Gjatë mbledhjes u paraqitën tabela për rezultatin e votimit në 11 qarqet e vendit, si për subjektet zgjedhore ashtu dhe për kandidatët.

Në tabela nuk rezultoi të kishte asnjë mospërpuethshmëri apo problematikë në shifra. Konkretisht u miratuan rezultatet e zgjedhjeve për Tiranën, Durrësin, Fierin, Beratin, Elbasanin, Shkodrën, Dibrën, Lezhën, Vlorën, Korçën dhe Gjirokastrën.

Për qarkun e Kukësit, rezultatet u certifikuan që më datë 1 maj.

Secila parti ka 5 ditë afat të bëjë ankimim zyrtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim. Vetëm pasi KAS të shqyrtojë të gjitha ankesat dhe të dalin vendimet nga Kolegji Zgjedhor, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shpërndajë mandatet me emrat e deputetëve të rinj.

Gjithashtu gjatë mbledhjes u miratua edhe mandati për kandidatin për deputet Zef Hila, pas verifikimeve të bëra nga Prokuroria.

Kandidati i pavarur Boiken Abazi, i pranishëm në mbleshje njoftoi se disa KZAZ nuk i kanë vënë në dispozicion pamjet filmike për të verifikuar prcedurën e numërimit të votave dhe jo vetëm. KZAZ i kanë thënë se në disa qendra nuk ka pasur pamje.

“Nuk më dhanë pamjet filmike për të kontrolluar procedurën. Disa KZAZ janë shprehur se nuk kanë pamje filmike,”- ka thënë Abazi.

Celibashi e ka ftuar Abazin të depozitojë ankesën zyrtarisht, ndërsa ka shtuar se edhe vetë KQZ-ja do të bëjë shqyrtimet e saj.

“Edhe KQZ ka interes të shohë se si ka qenë sjellja e komisionerëve, për mënyrën se si janë shpallur rezultatet, do bëjmë dhe ne kqyrjet tona, do i adresojmë në prokurori të gjitha rastet ku nuk ka përputhshmëri, kush e ka menduar se do kalojë nuk do kalojë aq thjesht, nuk do jemi indiferent,”- ka thënë Celibashi.

Përsa u përket ankesave të depozituara për njësinë nr.10 ku u votua elektronikisht, tha se subjektet politike janë lajmeruar në orën 08:00 të mëngjesit të datës 26 Prill mbi rezultatin e zgjedhjeve, por të dhënat nuk ishin hedhur online për arsye teknike. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY