Basha, takim me 153 deputetë dhe pjestarë të listës: Do nis takimet...

Basha, takim me 153 deputetë dhe pjestarë të listës: Do nis takimet në të gjithë vendin për të denoncuar vjedhjen Rama Doshi Rakipi

546
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot pasdite 153 kandidatët, ata që janë zgjedhur deputetë dhe ata që janë në lista.

Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave, ndërsa tha se zgjedhjet u vodhën nga Rama, Doshi dhe Rakipi.

Ai ka njoftuar deputetët se do të ndërmarrë një tur takimesh në të gjithë vendin. Disa deputetë i kamë kërkuar Bashës për ndërmarrjen e një linjë radikale ndaj qeverisë, por Basha ka këmbëngulur për mbledhjen e fakteve.

Basha ka thënë se PD-ja ka sjellë një fitore të madhe, pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi.

Burime të pakonfirmuara bënë të ditur se Basha u tha deputetëve se shtator do të jenë në Parlament. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY