Basha mbledh deputetët e rinj, mësohet axhenda e takimit, a janë ata...

Basha mbledh deputetët e rinj, mësohet axhenda e takimit, a janë ata pro mosnjohjes së zgjedhjeve

456
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë sërish sot një tjetër mbledhje.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, kandidati për deputet Enkelejd Alibeaj tha se në orën 18:00, në selinë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, do të zhvillohet një takim mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet e prillit.

“Do të diskutohet që është argument bisede në çdo familje shqiptare, ajo që ndodhi në 25 prill. Fakti publik për këdo që ajo që duhet të ishte një proces zgjedhor, ku do të shprehej vullneti i popullit, të mund të lexohej e tillë dhe të kishim një rezultat të gjithëpranuar që të shprehte dhe të profilizonte shkallën e parë themelore të një qeverisje legjitime. Kjo është tema që do të diskutohet. Kjo është njëra, por ky proces faktmbledhës ka nisur prej kohësh tek PD. Është ngritur një grup ligjor dhe një grup që ka marrë të dhënat në vazhdimësi. Duke e ditur parashikuar, të asaj që do të ndodhte, ne kemi pas ngritur një grup që jo vetëm jepte udhëzimet përkatëse, por paraqiste provat që kanë ndodhur për shumë muaj me radhë,”- tha Alibeaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY