Kadilli kërkon dorëheqjen e Bashës, deklaron se do garojë për kryetar

Kadilli kërkon dorëheqjen e Bashës, deklaron se do garojë për kryetar

485
0
Shares

Vetëm pak orë pas konstatimit të fitores se PS dhe humbjes së PD në zgjedhje, anëtari i kryesisë së PF, Fatbardh Kadilli ka kërkuar dorëheqjen e Bashës.

Po ashtu Kadilli, përmes një postimi në rrjete sociale ka shpallur kandidimin për detyrën e Kryetarit të PD.

Sipas Kadillit, PD dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit.

“Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci.

Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet.

Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor”, shkruan Kadilli.

Në vijim Kadilli  thotë se të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores.

“Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës”, thotë Kadilli.

I bëj thirrje Kryesisë, thekson Kadilli, të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!

Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, thotë anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY