Ervin Salianji: Në Korcë po shkojmë drejt mandatit të 6, PS është...

Ervin Salianji: Në Korcë po shkojmë drejt mandatit të 6, PS është përpara nga votat në Kolonjë

1918
0
Shares

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji thotë se Partia Demokratike synon mandatin e 6 dhe se koalicioni është me 2 mijë vota para PS, ndërsa theksoi se ka një rritje të PD në bastionet e socialistëve.

“Si koalicion jemi 2 mijë vota para PS dhe  jemi në tepricë drejt marrjes së mandatit të 6. Në kemi tejkaluar objektivin. Ka një rënie të dukshme të PS dhe janë numëruar bastionet e PS. Sapo ka përfunduar Kolonja që PS në rastin më të keq ka marrë 4300 vota dhe sot është mbyllur me 3600. Ne kemi një rritje me 1200 vota në Kolonjë, ka rënie të PS dhe rritje të PD.

Ne po tentojmë dhe do ta marrim mandatin e 6. Pak i duhet edhe LSI për të arritur mandatin e parë, për të arritur në fitore spektakolare në Korçë”, tha Salianji për Neës24.

Sa i takon rezultateve që deri tani nxjerrin fitues PS, Salianji tha: “Është një truk elektoral i PS për të krijuar tensionin psikologjik tek numëruesit. Nuk ka avantazh PS, përkundrazi”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY