Klos, kryetari i bashkisë, 570 mijë lekë për votat familjarisht

Klos, kryetari i bashkisë, 570 mijë lekë për votat familjarisht

124
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot një audio-përgjim nga zyrtarët e Partisë Socialiste. Një qytetar i tregon të afërmit të tij, se i ka dhënë nënkryetari i bashkisë Klos, Armando Gjini 570 mijë lekë për të bërë dritaret e duraluminit. Në këmbim, qytetari duhet të japë votën familjarisht.

Biseda në audio:

Telefonuesi: Si i ke punët, a je mirë?

Qytetari: Mirë kaloj, si jeni ju?

Telefonuesi: Tu u lodhë a tu mërzitë?

Qytetari: Si je, si i ke punët?

Telefonuesi: Mirë, jo keq. Ç’ke bërë, a ka ec punët?

Qytetari: …

Telefonuesi: Aha, më thanë që të kishin ndihmuar pak.

Qytetari – Kush?

Telefonuesi: Më thanë të ka ndihmuar këto, partia në pushtet

Qytetari: Aj mor ti

Telefonuesi: A?

Qytetari: Jo

Telefonuesi: Po për Zotin, më thanë të ka ndihmuar, mua ma bëhët qejfi me të ndihmu.

Qytetari: Kush?! Veç Mondi, Mondi.

Telefonuesi: Cili Mond?

Qytetari: Mond…Armando Gjini!

Telefonuesi: Të ndihmoi me ndonjë gjë?

Qytetari: Më ka dhënë lekët që bëra dritaret, të gjitha.

Telefonuesi: Dritaret e duraluminit dhe këto ë?!

Qytetari: Po.

Telefonuesi: Po mirë ia ka bë, mirë ia ka bë.

Qytetari: Ia bëftë zoti hallall.

Telefonuesi: Po bravo i qoftë, bravo i qoftë, patën shkuar shumë?

Qytetari: 570 …

Telefonuesi: Bravo, paska bërë punë. A të dha ndonjë fare ndihmë apo t’i dha vetë kështu direkt?

Qytetari: M’i ka dhënë vetë pa asnjë…

Telefonuesi: Bravo i qoftë për Zotin. Unë thashë se të ka ndihmuar Albani.

Qytetari: Çfarë Albani o burrë!

Telefonuesi: T’i paska marrë q’ato vota Armando! Ti paska…

Qytetari: I ka marrë me ndërshmëri, a kupton?!

Telefonuesi: Normal, normal, i paska bërë yzmetin për Zotin.

Qytetari: Ia kam premtuar….për punën e votave pas nja një muaji. Tashti kjo më gjet thashë or ti, veç për këtë që ke bo!

Telefonuesi: Po pra po.

Qytetari: Për mua njaj është djalë i mirë.

Telefonuesi: Djalë i mirë po, normal, paska heq goxha, s’ti fal kush 570 mijë lekë.

Qytetari: Për zotin s’a kjo, prandaj

Telefonuesi: Jo, jo, bravo i qoftë, paska bërë punë, të paska ndihmuar. Po kërkoji ndonjë gjë sa është kjo fushatë, kërkoji dhe ndonjë gjë tjetër se të japin ata, shfrytëzoje këtë moment.

Qytetari: Thua?!

Telefonuesi: Po për besë të japin, më dëgjo mua, se nuk i kanë lekët duke punuar me bel, jo!

Qytetari: Mirë, mirë,shumë falemidnerit.

Telefonuesi: Të paça

Qytetari: Shëndet, respekte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY