Detaje të reja për vrasjen në Elbasan, edhe 3 të plagosur, njëri...

Detaje të reja për vrasjen në Elbasan, edhe 3 të plagosur, njëri rëndë

154
0
Shares

Ka shkuar në 3 numri i personave të plagosur, mes të cilëve edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një punonjëse e forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë. Vetë Pjerin Xhuvani ka mbetur i vdekir në vend.
Efektivja Xhensila Sota ndodhej me shërbim në zonë në momentin e ngjarjes.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Edhe një emër i njohur, Kelmend Xhaferri është shpallur në kërkim.

Mediat lokale kanë raportuar se autori i dyshuar është Arbër Paplekaj i cili aktualisht është vetdorëzaur.

Makina ku ndodhej Pjerin Xhuvani dyshohet se ka pasur para dhe karta identiteti. Dhe ky ka qënë edhe shkaku i përplasjes me armë. Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes dhe plahosjeve.

Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA. Pjerin Xhuvani u ekzekutua pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”.  Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.

Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY