LUÇIANO BOÇI/ Ti nuk ke turp!

LUÇIANO BOÇI/ Ti nuk ke turp!

169
0
Shares

Nga Luçiano Boçi

Edi Rama, ti nuk ke turp! Të inskenosh përurime qesharake me fluturime të palicensuara, të pasigurta, në aeroporte të paçertifikuar. Ti tallesh me jetë njerëzish që për ty janë veç vota, jo frymorë – ti nuk ke turp! Ta bësh këtë 10 ditë pasi ke lënë vendin pa aeroport dhe pa fluturime – ti vërtet, nuk ke turp!

Ti nuk ke turp të rikthesh 80 lekshat në punë – duke shitur shtetin për të blerë pushtetin tënd. Ti nuk ke turp të bësh me turp mijëra anëtarë të partisë tënde për të spiunuar dhe shantazhuar qindra mijëra njerëz të lirë. Ti nuk ke turp, kur thua se të gjithë ne u marrim të keqen patronazhistëve të tu! Në fakt, ti do të na marrësh ne të keqen, ditën që do të përgjigjesh ligjërisht për gjithë paturpësitë e tua.

Ti nuk pate turp, kur nga dritarja e makinës në ecje urdhëroje cila shtëpi të prishej e cila të mbetej, se nuk i pëlqente syrit tënd “estetik”. Ti nuk pate turp të nxjerrësh nga puna dhe t’u prishësh jetën mijëra njerëzve, që ta morën rrogën dhe dëmin moral në gjyq, e prapë ti nuk u skuqe.
Ti nuk pate turp të fusësh në burg varfanjakë për fatura dritash e të qeshësh me ata që vranë veten nga turpi. Ti vërtet nuk ke turp!

Ti nuk pate turp të humbësh gjyqet njëri pas tjetrit dhe të paguash CEZ-in, të paguash Becchettin për marrëzinë tënde të paskrupullt. Ti nuk ke pikë turpi! Kur firmos kontratat e PPP-ve që varrosin ekonominë e miliona njerëzve të gjallë e bëjnë me turp të vdekurit – ti nuk ke turp!
Kur shkruan miliona për vete dhe sheh si marrin rrugët miliona shqiptarë në kërkim të një vendi ku të jetojnë pa ju ardhur turp.

Ti nuk ke turp të fyesh cilindo s’të përulet dhe nuk ke turp të flasësh të kundërtën e gjithçkaje ke thënë! Ti nuk ke turp të gënjesh e nuk ke zemër të mundesh që të të vijë sadopak turp!

Ti je turpi i këtij vendi dhe ti meriton veç një harrim me turp! Me një turp që peshon sa ligji!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY