Komiteti teknik vendos masa të reja për covid, si janë thirrjet në...

Komiteti teknik vendos masa të reja për covid, si janë thirrjet në urgjencën kombëtare

207
0
Shares

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të lëvizin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të duhet që të karantinohen për dy javë ndërkohë që Shqipëria ka shënuar rënie të rasteve.

Komiteti vendosi që viti i I dhe II i shkollave të mesme do të rikthehen në klasa, por me program të kombinuar, përfshirë edhe atë online.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se ka një rritje të numrit të infeksioneve në Gjirokastër, Korçë e Berat. Ndërkaq edhe procesi i vaksinimit është ngadalësuar, dhe shkak për të është bërë muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se janë shtuar thirrjet telefonike nga qytetarët të cilët kërkojnë informacion pas bërjes së vaksinës.

”Thirrjet janë 2 mijë nga 1 mijë e 200 që kanë qënë por kërkojnë informacion për vaksinat. Për vizitat kemi rënë poshtë në 300 ndërsa për covidin janë vetëm 38 të tilla. Javën e fundit janë shtuar disa qyteza të vogla. Dhe aty kemi bërë vizita. Nga grumbullimi i njerëzve kjo mund të jetë arsye”, tha Brataj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY