Patronazhisti i Berishës: Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, nuk...

Patronazhisti i Berishës: Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, nuk e kam bërë

258
0
Shares

Në listën e qindra mijë qytetarëve të database të PS, ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai kishte patronazhistin e vet i cili është një gazetar me bindje të majta por krejt i lirë në punën e tij.

Ai është gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku i cili ka mohuar ta ketë bërë këtë.

I ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, Baku tha se nuk kishte dijeni për këtë fakt.

 “E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Unë e mora me shumë sportivitet”, ka deklaruar Baku. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY