Ish drejtuesi i PS në Durrës: PS tashmë është kthyer në grupe...

Ish drejtuesi i PS në Durrës: PS tashmë është kthyer në grupe të fortësh

297
0
Shares

Pedagogu Ardit Kërtusha ish kreu i FRESH, u shpreh se ka qenë  në PS por kaluar me PD pavarësisht se një ka qënë një vendim i vështlrë.

Për të tashmë PS është parti e kapur, tha ai për ora news.

Sipas tij, PS ka qenë përfaqësuar gjithmonë nga intelektualët, por sot nuk ka një lider ose një intelektual që tashmë të rinjtë ta kenë si një mit.

Kërtusha: E vërteta është se unë kam aderuar për një kohë të gjatë në PS-në Durrës. Ky kalim nuk ishte fare i kollajtë, por përtej vetes time si individ, unë ndodhem përballë faktit që aty nuk dëgjohej. Aty nuk të dëgjonte kush, edhe pse kjo parti është një aset kombëtar. Në çdo takim apo dalje timen, problemi që kam parashtruar ka qenë kapja e kësaj partie. Rama ka krijuar lidhjet e veta kapilare dhe vendi drejtohet nga një grup i vogël njerëzish. Ata janë kthyer në një sekt që kanë shkatërruar partinë socialiste. Është krijuar një frymë frikë. Ata që kanë qenë figura të vjetra janë kthyer në vegla të pushtetit të kryetarit të partisë.

PS ka qenë përfaqësuar gjithmonë nga intelektualët, por sot mund të themi se kemi një lider dhe një intelektual që tashmë të rinjtë ta kenë si një mit. Aty mungojnë etalonët dhe mungon shpresa për të rinjtë. Tashmë ka vetëm pazare politike dhe biznesmenë që e përdorin pushtetin politik për interesat e tyre private. Në Durrës është kthyer në grupe të fortësh që janë futur në zyrat elektorale. Sot ka persona që thonë se do të krijohen lidhje me grupet kriminale dhe do të merren vota. Sot vota merret me çfarëdolloj çmimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY