Tiranë, sherr dramatik me thika mes adoleshentëve te rruga e Kavajës

Tiranë, sherr dramatik me thika mes adoleshentëve te rruga e Kavajës

129
0
Shares

Sherr i madh me thika në Tiranë mes disa adoleshentesh. Ngjarja ndodhi në rrugën e Kavajës ndërkohë që një 16 vjeçar u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY