Peleshi jep pamje nga ‘pushtimi’ i Rinasit, qeveria izolon ‘grushtin e shtetit’

Peleshi jep pamje nga ‘pushtimi’ i Rinasit, qeveria izolon ‘grushtin e shtetit’

269
0
Shares

Dy ministra të qeverisë Rama lajmëruan këtë mbrëmje “marrjen” në duart e qeverisë së Aeroportit të Rinasit, i bllokuar që në mëngjes për shkak të arbitraritetit të Albkontroll nsaj kontrollorëve të kullës së Rinasit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha”, deklaron ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ndërsa ministrja Belinda Balluku tha se kontrollorët nuk janë më të besueshëm për të qëndruar në Rinas.

“Keni kyçur derën e vetme që është kontakti i shqiptarëve me botën.

Nga momenti që bëtë këtë veprim mund të kryeni aksione të tjera më të rrezikshme. Për këtë arsye, ndërtesa do të merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura dhe nga ky moment, Policia e Shtetit do të vërë nën kontroll ndërtesën”, tha Balluku në një konfetencë për mediat këtë mbrëmje.
Me herët Kryeministri Rama deklaroi se bllokimi i Rinasit ishte grusht shteti. m.k

 

https://fb.watch/4JDStpOdgr/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY