KLODIAN TOMORRI/ Pjesa më prekëse e fjalës së Ballukut për pagat e kontrollorëve

0Shares
0

Megjithate,
Pjesa me prekese tek reagimi i qeverise per krizen e Rinasit, ishte kur ministrja e infrastruktures publikoi pagen e atij punonjesit grevist te Albcontrolit, qe merrte 4 mije dollare dhe nisi ta ironizonte.

“Ky-tha ministrja- merr 8 here me shume se nje shqiptar i zakonshem. Por eshte i stresuar sepse nuk i dalin kaq leke, kerkon qe te marr 15 here me shume. Ky eshte turp”- tha ajo. Prekese. Shume prekese.

Ministrja e Infrastruktures ka qene per disa vite rresht drejtoreshe e Albcontrol. Une e mbaj mend shume mire atehere, kur sapo mori detyren doli para mediave dhe tha:

“Une e kam rrogen 6 mije euro. Turp te me vije, qe marr 20 here me shume se sa shqiptari mesatar. Si e majte qe jam, nuk e pranoj kete pabarazi skandaloze. I bej thirrje Keshillit Mbikqyres qe te me ule menjehere rrogen se nuk mundem ta perballoj dot kete turp.”

Por fatkeqesisht Keshilli Mbikqyres i asaj kohe nuk degjoi dhe nuk e uli rrogen. Dmth ministrja, u detyrua te merrte me pahir, kunder deshires, 6 mije euro ne muaj.

Ps. E vetmja mundesj per te mos shkalluar ketu, eshte t’i marresh gjerat me humor. Qeveria na ben per budallenj cdo dite, ne te pakten te tallemi, nje here ne kaq kohe. Megjithse ne fund, prape ne e hame se ata marrin leket, ne hame shkopin. 🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje