Nis vaksinimi i policëve tek Air Albania, 600 policë ditën e parë

Nis vaksinimi i policëve tek Air Albania, 600 policë ditën e parë

45
0
Shares

Ka nisur sot në ambientet e Air Albania procesi i vaksnimit për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Priten të vaksinohen ditën e parë  600, ndërsa në total janë rreth 11 mijë efektivë të të gjitha reparteve që do të përfitojnë.

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar një artikulli të “NYT”, tha se Sinovax (vaksina kineze) ishte i pari në eficensë.

“Me shëndet, me shëndet, shef, o shef”-dëgjohet kryeministri teksa përshëndet efektivët që morën sot dozën e parë të vaksinës Sinovac.

“Kam lexuar një artikull të New York Times dje që thoshte vaksina kineze ka efektivitetin më të madh,” i tha Rama Veliu, ndërsa drejtori i Policisë i ktheu aprovimin me një përshëndetje me kokë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY