Bujar Leskaj me te rinjte: Edhe 3 jave na ndajne nga fitorja....

Bujar Leskaj me te rinjte: Edhe 3 jave na ndajne nga fitorja. Vlora ne krye te ndryshimit

125
0
Shares

Marshimi i fitores, kështu e ka quajtur drejtuesi politik i qarkut për Partinë Demokratike Bujar Leskaj, aktivitetin e organizuar nga forumi rinor i partisë Demokratike dega Selenicë . Një pritje e jashtëzakonshme me një atmosferë që jep shpresën e madhe dhe garancinë e fitores së 25 prillit.

Qindra të rinj të Selenicës dhe Lumit të Vlorës, kanë zgjedhur një marshim simbolik nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.
Në takim kanë marre pjesë kandidatët për deputet të qarkut, drejtuesi politik Bujar Leskaj, drejtues të degës së Selenicës dhe forumi rinor i Selenicës.
Bujar Leskaj ka thënë se është kjo rini, kjo frymë është grushti i madh që Sekti Rama do të marre në 25 prill.

Edhe për kandidatët për deputet të qarkut Vlorë, kjo pritje e të rinjve, është shenja se 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit për Fitoren e Shqipërisë. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY