Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku me covid: Jam simptomatik, mungoj...

Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku me covid: Jam simptomatik, mungoj për t’ju ruajtur shëndetin

163
0
Shares

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku njoftoi sot se kishte rezultuar i infektuar me COVID-19. Marku u gjet me infeksion pasi bëri tamponin tre ditë më parë.

Kandidati i PD që kryeson listën e Lezhës thotë se është në gjendje të mirë dhe asimptomatik.

Megjithatë Marku do të mungojë edhe disa ditë në fushatë teksa zgjedhjet e 25 prillit janë afër.

“Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19. Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.  Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.  Shihemi së shpejti, mes miqsh”, u shpreh Marku në një reagim në Facebook. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY