Qeveria blen vaksinën kineze përmes turqve, akti normativ botohet në fletoren zyrtare

Qeveria blen vaksinën kineze përmes turqve, akti normativ botohet në fletoren zyrtare

56
0
Shares

Qeveria shqiptare është përfshirë në blerjen e vaksinës kineze Sinovac.

Sipas aktit normativ të miratuar nga parlamenti dhe të publikuar në fletoren zyrtare, blerja nuk do të jetë e drejtpërdrejtë nga Kina, por përmes një kompanie turke e quajtur “Keimen Ilaç”. Në aktin normativ sqarohet se kjo kompani turke është distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac.

Sikurse edhe me kontratat e Janarit me kompaninë Pfizer, kontrata që pritet të lidhet me distributorin turk do të jetë e veshur me atë që njihet sekret tregtar. Qeveria nuk e tregon shumën e vënë në dispozicion për blerjen e vaksinës kineze, por në aktin normativ shkruhet se blerja do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Shikimin e mundësive alternative përveç vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca e paralajmëroi kryeministri Edi Rama dy javë më parë gjatë vizitës në Bruksel. Burime për Top Channel bëjnë me dije se do të vijë një sasi e madhe dozash në Shqipëri nga distributori turk. Sasia nuk dihet për shkak të sekretit tregtar, por burime të besueshme i thanë Top Channel se me këtë sasi do të nisë një vaksinim masiv i popullsisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY